Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Xavi, si Messi e Ronaldo, dhuron 1 mln dollar për luftën ndaj koronavirusit

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 10:45 | Futboll
Xavi, si Messi e Ronaldo, dhuron 1 mln dollar për luftën ndaj

Spanja është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në botë, ku deri tani janë gati 12 mijë persona të vdekur nga koronavirusi.

Spitalet janë përballur me vështirësi të mëdha si për personel mjekësor, por edhe për pajisje mjekësore. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dhënë ndihmën e tyre në këtë luftë, ku mund të përmendim, Lionel Messin, Guardiola-n apo edhe Ronaldon, për një spital në Portugali.

Së fundmi, edhe Xavi Hernandez, ish-kapiteni i Bercelonës, dhe bashkëshortja e tij, kanë dhuruar një shumë prej 1 milion dollar për një spital në Barcelonë.

“Xavi Hernandez dhe Nuria Cunillera kanë bërë një donacion prej një milion eurosh  për të ndihmuar në përballjen me COVID-19. Faleminderit shumë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj … Të gjithë së bashku do t’ia dalim”, reagoi spitali në Barcelonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë