Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Mbi 5600 biznese dhe 9500 punonjës kanë marrë “pagën e luftës” sot

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 21:28 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë një bilanc të rezultateve të masave mbështetëse të bizneseve dhe familjeve në nevojë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Sipas kryeministrit, sot kanë përfituar atë që ai cilëson si pagën e luftës “9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese”, në formën e mbështetjes së drejtpërdrejtë.

Kjo është pjesë e mbi 36 mijë bizneseve me më pak se 140 mijë dollarë në vit, që kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Tatimeve. Për të papunësuarit e tjerë, sipas Ramës, po mendohet për “mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë