Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: PD s'mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 11:34 | Aktualitet
Rama: PD s'mund të japë mend as për tabelën e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe figurave të tjera të saj, drejtuar qeverisë për të ndryshuar strategjinë e testimit, si e vetmja mënyrë për të zbuluar shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Sipas Edi Ramës, strategjia e testimit për Covid-19 nuk është detyrë e qeverisë, por e Komitetit Teknik që udhëheq luftën kundër koronavirusit.

“PD s'mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7x7=42”, shkruan kryeministri Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë