Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Sot u miratuan pagat e para të luftës

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 13:53 | Aktualitet
Rama: Sot u miratuan pagat e para të luftës

Kryeministri Rama bëri të ditur se sot janë miratuar pagat e luftës për 9500 biznese, ndërsa deri në fund të javës do të miratohen edhe 62400.

“Sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që kanë mbyllur aktivitetin. Deri në fund të javës do të miratohen edhe 62400 paga lufte, për të gjithë siç e kemi premtuar.

Ndihma ekonomike është shpërndarë dhe këto familje përfitojnë dyfishin. Patjetër që nuk po të lëmë vetëm ata që janë në çadra, nuk do të lëmë vetëm askënd që është në nevojë. Por në nevojë sot është edhe qeveria shqiptare për të përballuar dallgët e mëdha që ka sjellë kjo luftë. Ne do ta përballojmë bashkërisht me forcë, disiplinë dhe krenarinë më të madhe”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë