Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Japonia shpall emergjencën nga pademia dhe aktivizon paketën më të madhe financiare

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 12:26 | Bota
Japonia shpall emergjencën nga pademia dhe aktivizon paketën më

Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi gjendjen e emergjencës në vend për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe prezantoi paketën financiare ndihmuese, të cilën e përshkroi si më të madhen në botë.

Gjendja e emergjencës i jep më shumë pushtet autoriteteve për të detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin bizneset. Ajo do të qëndrojë në fuqi deri në 6 maj dhe është vendosur në Tokio dhe 6 prefektuara të tjera që përbëjnë rreth 44% të popullsisë së vendit.

“Gjëja më e rëndësishme tani për çdo qytetar është që të ndryshojë sjelljen e tij”, u shpreh Abe në televizionin kombëtar, pas mbledhjes së Task Forcës.

“Nëse kushdo nga ne do të reduktonte kontaktet me të tjerët në masën 70% dhe idealja do të ishte 80%, do të shohim një ulje të ndjeshme të numrit të infektuarve në dy javë”, shtoi ai

Duke qenë se shpalli emergjencës, kryeministri aprovoi dhe paketën financiare 990 miliardë dollar që do të ulë impaktin e pandemisë në ekonominë e tretë në botë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani