Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi dhe problemet e zemrës, një marrëdhënie e ndërsjellë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 23:42 | Sociale
Koronavirusi dhe problemet e zemrës, një marrëdhënie e

Një nga pyetjet që gjithmonë e më shumë po qarkullon mbi pasojat e koronavirusit është ajo që ka të bëj me problemet që i referohen kardiologjisë.

Koronavirusi ka pasoja mbi zemrën? Fatkeqësisht, studimet e fundit thonë se po.  Një nga këto studime, i botuar në revistën e specializuar Circulation, nga studiuesit e  Columbia University tregon sesi koronavirusi hyn në organizëm duke u lidhur me një proteinë, e quajtur ACE2.

Kjo proteinë është pranishme më së shumti në mushkëritë, por edhe në zemër. Sëmundjet kardiake që deri më tani gjykoheshin si patologji e veçuar nga infeksioni, tashmë gjithmonë e më shumë shihet si faktor i rëndësishëm i prognozës.  

https://a2news.com/2020/03/30/ne-cilat-materiale-mbijeton-me-gjate-koronavirusi-nuk-mungojne-surprizat/

Një studim kinez i botuar në New England Journal of Medicine mbi 100 pacientë me COVID-19 tregon se rreth 24% të tyre kishte probleme në zemër, shifër që rritet në 58% kur merren parasysh personat në terapi intensive ose të vdekur.

Kjo shndërron personat me probleme kardiake në një pjesë të shoqërisë me rrezikshmëri të lartë kur preken nga koronavirusi.

Por virusi jo vetëm godet personat me këto probleme, por edhe i shkakton këto të fundit. Studimet kineze në Wuhan tregojnë se më shumë se 7% i të infektuarve shfaqën dëme në zemër, dhe kjo rritej në 22% të rasteve të rënda.

https://a2news.com/2020/03/23/mjeket-amerikane-dhe-britanike-mungesa-e-nuhatjes-simptome-e-covid-19/

Shkaqet e këtyre dëmeve evidentohen me inflamacione të muskulit kardiak, pra një infarkt akut të miokardit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli