Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në SHBA, sezoni i NBA drejt anulimit

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 17:34 | Sporte të tjera
Koronavirusi në SHBA, sezoni i NBA drejt anulimit

Nëse për futbollin, UEFA ka vendosur veton dhe kërkon me çdo kusht mbylljen e sezonit, në NBA-in amerikan janë të hapur edhe për hipotezën e anulimit të edicionit, pa shpallur asnjë kampion.

Kampionati i basketbollit është mbyllur prej 11 marsit, ndërsa komisioneri Adam Silver njoftoi se vendimi përfundimtar do të merret të paktën gjatë muajit maj. Të gjitha alternativat janë në tryezë: shkurtimi i ndeshjeve, kalimi direkt në fazën “play off”, vijimi i kalendarit të plotë, por edhe anulimi i sezonit.

Vetëm për duelet e fazës “play off” nevojiten dy muaj kohë, ndërsa edhe sezoni 2021-2022, i parashikuar të niste në muajin tetor, mund të shtyhet prej pezullimit aktual.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani