Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Koronavirusi nën kontroll”, epidemiologu Alban Ylli: Sukses i strategjisë që kemi zgjedhur për testimet

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 20:39 | Aktualitet
“Koronavirusi nën kontroll”, epidemiologu Alban Ylli: Sukses i

Epidemiologu Alban Ylli, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2, theksoi se “për sa kohë që në Shqipëri jemi në një situatë që e kemi mbajtur nën kontroll pandeminë, mund të flitet për sukses të strategjisë që kemi zgjedhur, që është e ngjashme me shumicën dërrmuese të vendeve të tjera”.

“Testimi përdoret për të gjurmuar rastet. Nuk ka arsye për t’u ndryshuar strategjia në këtë situatë. Në një fazë të dytë, kur shoqëria të hapet, do të na duhet të përdorim testimin si mjet ndoshta për të zëvendësuar masat e mbylljes dhe të na ndihmojë për të identifikuar dhe izoluar raste specifike, jo të gjithë shoqërinë. Mos të harrojmë se jemi vetëm në fazën e parë. Duhet të jemi të përgatitur edhe për një valë të dytë në vjeshtën apo dimrin e ardhshëm”, shtoi epidemiologu.

Në lidhje me faktin se vdekshëmria nga Covid-19 në vendin tonë është 5%, Ylli tha: “Përqindja ndihmon për të treguar në vija të trasha situatën. Duhet të presim mbylljen e pandemisë për të bërë bilancet përfundimtare”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani