Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbretëresha vlerëson mjekët: Shembull për të gjithë ne

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 17:13 | Bota
Mbretëresha vlerëson mjekët: Shembull për të

Mbreteresha Elizabeta vlerësoi dedikimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të shëndetësisë gjatë pandemisë së koronavirusit, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit. Monarkja, e cila gjendet aktualisht në kështjellën Windsor me bashkëshortin e saj, Princin Filip, falënderoi gjithashtu profesionistët mjekësorë për “përkushtimin vetëmohues”, siç e cilësoi.

Mbretëresha shtoi se kohë të tilla sprove mund të nxjerrin në pah më të mirën e shpirtit njerëzor.

“Dedikimi i punonjësve të shëndetësisë është një shembull për të gjithë ne”, ishin fjalët e sundimtares britanike. Deklarata e saj u publikua përmes një video në llogarinë e familjes mbretërore në Twitter.

Më herët, u tha se Elizabeta po informohej vazhdimisht nga Downing Street lidhur me gjendjen e kryeministrit Boris Johnson, i cili gjendet në terapi intensive pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.

Mesazhi i 93-vjeçares erdhi dy ditë pas fjalimit historik të dielën, përmes të cilit i bëri thirrje popullit të bëhej bashkë në luftën kundër Covid-19.

Britania e Madhe raporton më shumë se 5 000 viktima dhe 51 000 të prekur nga koronavirusi, e megjithatë, një studim tronditës i Universitetit të Uashingtonit sugjeron se vendi mund të vuajë humbjen e rreth 66 000 jetëve njerëzore deri në muajin korrik, duke u bërë vendi i prekur më rëndë në të gjithë Evropën.

Modele të projektuara nga shkencëtarët tregojnë se mbi 150 000 njerëz ka gjasë të humbin jetën nga virusi rreth kontinentit. Italia, Spanja dhe Franca do të shohin gjithashtu shifra tragjike sa i përket numrit të viktimave, nga 15 deri në 20 mijë në secilin vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë