MotoGP, koronavirusi anulon edhe dy gara

anullohet moto gp frame 939 1100x620

Nuk ka paqe për MotoGP, sezoni i ri i të cilit nuk ka nisur akoma. Dy gara të tjera u anuluan duke e bërë akoma më të paqartë fillimin e kampionatit . Në një komunikate zyrtare, MotoGP bëri të ditur se gara e parë sezonale e programuar në datat 29 dhe 31 maj. Çmimi i Madh i Italisë në aerodromin e  Mugello-s dhe ajo e Barcelonës në Montmelo në 5-7 qershor, u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19.

Këto dy gara në MotoGP iu bashkuan shtyrjes së garave në Jerez, Le Mans dhe anulimit të asaj të Katarit, të cilat ishin konfirmuar që më parë. Duke pasur parasysh se situata mbetet ende në një gjendje kritike, datat e reja për këto gara nuk mund të konfirmohen deri kur organizatorët të kenë një ide më të qartë se kur mund të zhvillohen.

Gjithsesi, njoftimi për mediat, siguron se një kalendar i rishikuar do të jetë shumë shpejt i disponueshëm. Për momentin, gara e parë që nuk është shtyrë në kalendar, është ajo e 21 qershorit të ardhshëm në Sachsenring. Megjithatë, edhe për Çmimin e Madh të Gjermanisë ka një rrezik të lartë për shtyrje për shkak të urgjencës shëndetësore nga koronavirusi.