Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Presidenti Meta në Shkodër: Bashkëpunim për ta përballuar situatën

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 13:17 | Aktualitet
Presidenti Meta në Shkodër: Bashkëpunim për ta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte ditën e martë në Shkodër ku u takua me drejtuesit më të lartë të këtij qarku pas situatës së krijuar me koronavirusin, ku është raportuar një shtim i ndjeshëm i rasteve me Covid-19, në ditët e fundit.

Kreu i Shtetit deklaroi se duhet bashkëpunimi mes autoriteteve dhe i qytetarëve për të zbatuar masat e distancimit social që kjo situatë të kalohet sa më shpejt.

“Me autoritetet lokale për t’u njohur sa më nga afër në përballimin e kësaj pandemie që ka prekur qarkun e Shkodrës. Kam besim se me bashkëpunim është e mundur të përballohet kjo krizë. Është i rëndësishëm dhe bashkëpunimi i qytetarëve dhe iu bëj thirrje të zbatojnë masat për distancimin shoqëror, që të kthehemi sa më shpejt në normalitet. Besoj se jemi në rrugën e duhur drejt përmirësimit të situatës edhe në qarkun e Shkodrës i cili është i ekspozuar dhe për shkak të 3 pikave të kalimit kufitar. Shpresoj tek qytetaria shkodrane dhe tek bashkëpunimi i tyre me autoritetet lokale. Qytetarët të jenë bashkëpunues. Nuk është turp të kesh Covid, turp është ta transportosh atë”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta kërkoi gjithashtu garantimin e të drejtave kushtetuese të çdo qytetari shqiptar duke iu referuar personave që nuk u lejuan të hyjnë në territorin shqiptar e që mbetën të bllokuar në zonën neutrale në Kapshticë dhe Kakavijë. Presidenti iu bëri apel edhe qytetarëve që të mos kryejnë lëvizje të panevojshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë