Rama: Nëse Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë, do kishte 2000 në ditë

rama BE hapja 1100x620

Kryeministri Edi Rama, pasi u shpreh se ndihma amerikane “në funksion të stokut të testeve” e lumturon qeverinë, theksoi se kjo nuk do të thotë se numri i testeve që bëhen në ditë kushtëzohet nga stoku.

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA-së për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve! Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot. PIKË”, shkroi Rama në Twitter.