Shkon në 25 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

virusi maqedoni 1100x620

Mediat maqedonase raportojnë se nga mbrëmja e djeshme 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vend.

Viktimat janë nga Kumanova, fshati Labunishtë i Strugës, fshati Cellopek i Tetovës dhe nga Shtipi. Me zhvillimet e reja numri total i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 24.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 dhe 30 prej tyre janë shëruar.