Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Situata nga koronavirusi, ambasadorja Kim, video-konferenca me drejtuesit lokale

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 10:42 | Aktualitet
Situata nga koronavirusi, ambasadorja Kim, video-konferenca me drejtuesit lokale

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se në këtë periudhë të krijuar nga Covid-19 dëshiron që distancimi sociale të mos e pengojë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë.

Ajo informon se në ditët në vijim do të takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për t’u informuar mbi të rejat e fundit.

Ambasada e SHBA-së fton qytetarët që të postojnë foto nga qyteti apo rajoni i tyre për t’i treguar ambasadores së çfarë duhet të vizitojë kur situata nga koronavirusi të përmirësohet.

“Në këtë periudhë të COVID-19, kur nuk është e mundur të dalësh, ambasadorja Kim nuk dëshiron që distancimi social ta pengojë atë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë. Gjatë javëve në vijim, ajo do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre. Duke qenë se ambasadorja Kim nuk mund të vijë tek ju për momentin, a mund të na ndihmoni për të sjellë rajonin tuaj pranë saj? Ndani me ne një foto nga celulari juaj të komunitetit ku jetoni dhe tregojini ambasadores se çfarë duhet të shohë kur të vizitojë qytetin tuaj. Qyteti i parë: Shkodra”, thuhet në postimin e ambasadës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë