Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Thyejnë karantinën ndaj koronavirusit, shohin “Jezu Krishtin” në një pemë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 22:17 | Lifestyle

Janë momente të vështira për çdokënd, qoftë në Tiranë, Romë apo Nju Jork. Por edhe në Magangue, në veriun e Kolumbisë. Qytetarët janë të kyçur në karantinën që qeveria ka vendosur kundër koronavirusit, dhe persona me “gjakun” latin si kolumbianët mezi pajtohen me këto urdhra.

Pamja e "Krishtit"

Çdo gjë është pretekst për të dalë, sadopak. Blerja e bukës, hedhja e plehrave, një shkëmbim recetash te farmacisti.

Imagjinoni atëherë çfarë ka ndodhur kur të dielën  e kaluar një kalimtar i rastit në një shesh të vogël të qytetit, duke ngritur padashur sytë pikasi, në mes të gjetheve të një peme, figurën hyjnore të Jezu Krishtit.

Video e banorëve duke u lutur

Aq deshi Magangue. Për pak minuta lajmi u përhap kudo në shtëpitë të mbushura si asnjëherë, që u zbrazën  si pa të keq për të parë mrekullinë.  

Banorët harruan distancat sociale, harruan më së shumti maskat, dhe filluan t’ i luteshin trungut që, për hir të së vërtetës dhe me ndihmën e besimit, kishte marrë  formën e një personi të kryqëzuar, kryesisht falë lojës së dritëhijes.

Pema e "mrekullisë", të nesërmen

Lutjet u ndërprenë nga forcat e policisë që mbërritën të shumta duke kërcënuar për gjoba dhe burg ithtarët. Të nesërmen, trungu nuk paraqiste më asgjë hyjnore, por të paktën banorët e Magangues morën për pak minuta ajër të freskët dhe një sinjal që edhe në qytetin e tyre, gjithçka do të shkoj mirë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani