Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Apeli i Bashës: Jemi në kushte emergjence, respektoni udhëzimet

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 15:28 | Aktualitet
Apeli i Bashës: Jemi në kushte emergjence, respektoni udhëzimet

Me anë të një postimi në Facebook, kreu demokrat, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos tundohen nga ditët me diell e të mos nënvlerësojnë udhëzimet, pasi ndodhemi ende në kushte emergjence për shkak të pandemisë.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave të distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua t’ju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.

Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do t’ia dalim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë