Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bernie Sanders ndërpret fushatën, i le rrugë të lirë Biden për të sfiduar Trump

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 17:59 | Bota
Bernie Sanders ndërpret fushatën, i le rrugë të lirë

Senatori i Vermontit Bernie Sander ka njoftuar se ka përfunduar fushatën e tij për të fituar nominimin si kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Senatori 78-vjeçar, pjesë e të majtës progresiste të partisë Demokratike, filloi mirë duke fituar zgjedhjet e brendshme në New Hampshire dhe Nevada, por kur mendohej se një kandidim i tij ishte tashmë i mundshëm, era politike ndryshoi në Karolinën e Jugut, ku Biden tregoi se kishte mbështetjen e komunitetit afro amerikan.

https://a2news.com/2020/03/18/biden-i-pandalshem-ne-zgjedhjet-demokrate-stafi-i-keshillon-sandersit-te-terhiqet/

Nga ai moment, përtej fitores në Kaliforni, për senatorin pati vetëm disfata edhe në shtetet ku ai kishte triumfuar ndaj Hillary Clinton në 2016.

Me tërheqjen e tij nga gara, tashmë i vetmi kandidat demokrat i mbetur është ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, që do të sfidojë Donald Trump në nëntorin e këtij viti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë