Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi, kryeprokurori Çela: Solidaritet me situatën e krijuar

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 16:32 | Aktualitet
Koronavirusi, kryeprokurori Çela: Solidaritet me situatën e krijuar

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, përmes një letre drejtuar prokurorëve, u bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden në kushtet kur vendi ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Letra i drejtohet prokurorive në rrethe, atyre të Apelit si edhe stafit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Duke marrë në konsideratë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Çela kujton se ai parashikon që pagat dhe përfitimet e magjistratit mund të ulen dhe pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi, ai siguron se pagat e tyre nuk do të cenohen.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani