Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza e sektorit bujqësor, Çuçi: Në këtë situatë, Ballkani Perëndimor të veprojë si treg i vetëm

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 19:51 | Aktualitet
Kriza e sektorit bujqësor, Çuçi: Në këtë

Ministrat e Bujqësisë të Ballkanit  Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë u takuan “virtualisht” sot në një video-konferencë ku diskutuan mbi situatën emergjente të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Një kapitull të veçantë në diskutimin ndërministror kishte rëndësia e furnizimit të shpejtë të produkteve ushqimore, ku ministri Bledi Çuçi kërkoi nga të gjithë vendet një reduktim të inspektimit në pikat kufitare.

“Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon”, tha ministri shqiptar, i cili shtoi se vetëm një funksionim si një treg i vetëm në rajon mund të minimizojë pasojat e koronavirusit në ekonomitë ballkanase.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani