Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

OBSH: Maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi. Duhen përdorur vetëm nga stafi mjekësor dhe pacientët

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 17:53 | Bota
OBSH: Maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi. Duhen përdorur vetëm

Maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi. Ky është mendimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u detyrua të rishikonte këshillat e saj pasi në Hong Kong u tha se përdorimi në masë i maskave mund të ndihmojë në uljen e përhapjes së Covid-19.

Pas rishikimit, OBSH-ja vazhdon të thotë se njerëzit nuk duhet të mbajnë maska kur dalin jashtë pasi ende nuk ka prova që kjo gjë parandalon infektimin.

Sipas OBSH-së, maskat duhen përdorur vetëm nga stafi mjekësor dhe pacientët që kanë rezultuar pozitivë.

Kjo këshillë bie në kundërshtim me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që u ka bërë thirrje amerikanëve që të përdorin masivisht maska.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani