Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Superhëna rozë zbukuron Shtetet e Bashkuara në këto ditë të vështira

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 10:58 | Fotolajme

Fotografi mahnitëse vijnë nga Shtetet e Bashkuara, ku superhëna rozë ndriçoi qiellin në këto ditë të vështira për Amerikën dhe të gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në mbrëmjen mes 7 dhe 8 prillit, superhëna rozë, e superhëna e parë pas ekuinoksit pranveror, zbukuroi edhe më shumë disa nga vendet më të bukura në SHBA.

Edhe pse quhet superhëna rozë, ngjyra e hënës nuk ka ndryshuar. Ajo është emërtuar e tillë për shkak të një luleje të egër që rritet në Amerikën e Veriut, të quajtur “phlox sbuluta”, që ka një ngjyrë rozë karakteristike dhe çel në këtë periudhë. Ndërsa epitetin “super”, hëna e plotë e merr kur afrohet në maksimumin e mundshëm me orbitën e Tokës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë