Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dyshohet për Covid-19, Gjykata urdhëron të kryhet testi për Florenc Llanajn

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 12:53 | Aktualitet
Dyshohet për Covid-19, Gjykata urdhëron të kryhet testi për

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëron ISHP-në dhe Spitalin e Burgjeve për të testuar për Covid-19 të dyshuarin Florenc Llanaj.

Vendimi i gjykatës u mor gjatë shqyrtimit të kërkesës për zëvendësim mase sigurie të Llanajt. Përmes avokatit Arbër Hoxha, Llanaj kërkoi të lirohej nga paraburgimi me pretendimin se kishte simptoma të koronavirusit.

Për këtë shkak, seanca gjyqësore u shty në datë 15 prill 2020, ora 09:00. Nëse rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe më herët se kjo datë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë