Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mistiku rus bekon nga qielli qytetet për të mundur koronavirusin

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 14:17 | Bota

Një mistik 88-vjeçar i kishës ruse, i afërt me presidentin Vladimir Putinu dërgua me një mision të veçantë mbi dy qytetet kryesore Moskë dhe Shën Petersburg me një xhet privat “për të mbrojtur Rusinë nga pandemia”

Kleriku i moshuar ortodoks Iliy Nozdrin, së bashku me një tjetër prift me ikona dhe kryqin e shenjtë bekuan rezidentët e këtyre qyteteve për të mundur koronavirusin.

Nozdrin, i cili është dhe një rrëfyes i patriarkut të kishës rus, Kirill, u lut për shpëtimin e vendit nga infeksioni shkatërrimtar.

Sipas një burimi të kishës “Iliy fluturoi mbi qytetet kryesore dhe u lut për të mbrojtur Rusinë nga pandemia e koronavirusit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani