Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ndërron jetë 85-vjeçari me koronavirus, MSH: Ishte asimptomatik, vdiq nga infarkti i miokardit

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 15:33 | Aktualitet
Ndërron jetë 85-vjeçari me koronavirus, MSH: Ishte

Një 85-vjeçar me koronavirus ndërroi jetë në Shkodër në banesën e tij, ndërsa Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se shkak i vdekjes së të moshuarit nuk ka qenë COVID-19.

“I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme. 

85-vjeçari ka qenë bartës i COVID-19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID-19 në Shqipëri”, ka sqaruar rastin Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në përditësimin e së premtes u bë e ditur se janë prekur në total nga koronavirusi 416 persona, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani