Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama i përgjigjet Shoqërisë Civile: S'mund të jemi i vetmi vend në planet që s'ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 17:53 | Aktualitet
Rama i përgjigjet Shoqërisë Civile: S'mund të jemi i

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Twitter deklaratës së Shoqërisë Civile, sipas së cilës, “dënimet e propozuara në Kodin Penal për parandalimin e pandemisë Covid-19 cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve”.

https://a2news.com/2020/04/10/shoqeria-civile-masat-i-vleresojme-por-propozimet-per-kodin-penal-cenojne-te-drejtat-e-njeriut/

Kryeministri shkroi: “Shoqatat s'duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?! Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?! Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?! Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?! E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t'u hapur pa rrezikuar të humbim gjithçka! Kështu që, nëse kanë propozime konkrete për përmirësime, bujrum pa humbur kohë, sepse s'mund të jemi i vetmi vend në planet që s'ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani