Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Italia humbet ecurinë pozitive, mbi 600 viktima në 24 orë

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 18:10 | Bota
Italia humbet ecurinë pozitive, mbi 600 viktima në 24 orë

Italia humbet ecurinë pozitive të ditëve të fundit në pandeminë koronavirus. Më shumë se 600 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, me një total prej 19 mijë viktimash që prej shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Rritje pësoi dhe numri i rasteve të reja, ku në ditën e fundit u shënuan rreth 2 mijë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë, i vetmi raportim pozitiv nga Italia lidhet me pacientët e shtruar në terapi intensive që shënoi rënie.

Ndërkohë, qeveria e Romës ka zgjatur masat dhe izolimin deri më 3 maj, ndërsa thekson se është ende shpejt për të kaluar në fazën e dytë të pandemisë.

Për të përgatitur vendin dhe organizuar lehtësimin e masave do të krijohet një task forcë. Fillimisht do të tentohet zgjatja e orëve të daljes së qytetarëve dhe hapja e disa bizneseve. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani