Kërcënohet me jetë kryeministri Albin Kurti

albin Kurti 1100x620

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Një person me emrin e profilit të Facebook, Daniel Arianiti shkruan se ofron 10 milionë euro për kokën e Albin Kurtit, të cilin e krahason me ish liderin e Kubës, Fidel Kastro.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ka reaguar dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka bërë një kallëzim penal në policinë e Kosovës për rastin e në fjalë.

Zëdhënësi i Vetëvendosje bën me dije se tashmë me këtë çështje po merret prokuroria dhe iu kërkon mbështetësve të mos merren personalisht me kërcënuesin e Kurtit.