Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, Olimpiada 2021 rrezikon të mos zhvillohet

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 20:01 | Sporte të tjera
Koronavirusi, Olimpiada 2021 rrezikon të mos zhvillohet

Në fillim të muajit prill, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Japonia, vendi organizator, konfirmuan shtyrjen me një vit të Olimpiadës në Tokio.

Por, tashmë që vendi aziatik është në gjendje emergjence për të përmbajtur përhapjen e pandemisë Covid-19, ekziston rreziku që Lojërat Olimpike të mos zhvillohen as në periudhën nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit 2021.

Alarmi u dha nga CEO i Komitetit Organizator në Tokio, Toshiro Muto.

“Për shkak të përhapjes së koronavirusit, eventi i shtyrë mund të mos zhvillohet as pas një viti”, tha ai.

Japonia ka shpenzuar afro 11,5 miliardë euro për t’u përgatitur për Olimpiadën, ndërsa shtyrja me një vit e rriti faturën edhe me 2,2 miliardë euro të tjera. Anulimi i Lojërave do të ishte një katastrofë sportive, por mbi të gjitha ekonomike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë