Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Revoltë e të dënuarve në burgun famëkeq të Siberisë

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 08:51 | Bota
Revoltë e të dënuarve në burgun famëkeq të

Një zjarr i madh ka përfshirë një burg në rajonin e Siberisë në Rusi, pas një proteste të dhunshme të të dënuarve për kushtet e këqija dhe keqtrajtimet nga ana e autoriteteve te institucionit.

Zona përreth burgut të sigurisë së lartë në Angarsk është rrethuar dhe forcat të shumta policie janë dislokuar në rajon.

Mediat lokale raportojnë për persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i qartë i tyre pasi situata është ende e tensionuar.

Burime zyrtare deklarojnë se të dënuarit kanë sulmuar një roje të burgut, i cili është dërguar në spital në gjendje të rënduar në spital. Sipas të njëjtave burime situata po vendoset në kontroll, ndërkohë që ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të kësaj revolte.

Burgu i Angarsk ndodhet rreth 4000 km në lindje të Moskës dhe ka rreth 1200 të dënuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë