Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ronaldo me mesazh sensibilizues: Të qëndrojmë të bashkuar kundër pandemisë

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 14:07 | Futboll
Ronaldo me mesazh sensibilizues: Të qëndrojmë të bashkuar

“Të bëjmë gjithçka për të ndihmuar”. Cristiano Ronaldo lëshon një mesazh të fortë kundër pandemisë së koronavirusit me bashkë me një foto, ose më mirë me dy foto ku shfaqet me një maskë me flamurin portugez dhe tjetra me atë italian.

“Në këto moment shumë të vështirë për botën tonë është e rëndësishme të bashkohemi dhe të mbështesim njëri tjetrin”, shkruan ylli i Juventusit me hashtag-ët #beyondthemask #nevergiveup. 

Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e një fushate dhurimesh për Kryqin e Kuq Italian së bashku me kampionë të tjerë të futbollit, mes të cilëve Javier Zanetti e Gianluigi Buffon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë