Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ronaldo stërvitet në stadium, shpërthejnë polemikat

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 19:57 | Futboll
Ronaldo stërvitet në stadium, shpërthejnë polemikat

“Në Itali stërvitjet janë ndalur të paktën deri më 3 maj dhe lojtarët tanë qëndrojnë të mbyllur, por ka skuadra të tjera që do të jenë pak më të favorizuara nga kjo situatë. Kjo pasi nëse futbollistët e Lazios stërviten në shtëpi, Ronaldo kishte dalë të vijonte përgatitjen në një fushë të bukur futbolli. Shumë lojtarë të Juves janë jashtë Italisë dhe mund të stërviten të qetë, ndaj ky do të jetë një avantazh për ta, kur të rifillojnë përgatitjet”.

Kështu ka reaguar drejtori i Komunikimit Publik te Lazio, Arturo Diaconale, pas publikimit të pamjeve ku Ronaldo stërvitej në stadiumin e Madeiras, në vendlindje.

Edhe pse futbolli është i ndaluar në Serie A, polemikat jashtë tij nuk kanë ndaluar, duke treguar rivalitetin e madh të rikthyer në Itali, ku këtë sezon përveç Juves dhe Interit, Lazio është një pretendente serioze.

https://a2news.com/2020/04/10/ronaldo-nis-stervitjen-ne-stadiumin-e-madeiras/

A2 CNN Livestream

Dita jonë