Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shifra të tmerrshme, në SHBA numërohen mbi 2000 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 08:37 | Bota
Shifra të tmerrshme, në SHBA numërohen mbi 2000 viktima në

SHBA është vendi i parë në botë që regjistron mbi 2000 viktima nga pandemia e koronavirusit në një ditë të vetme.

Të dhënat e Universitetit “John Hopkins” tregojnë se 2108 persona ndërruan jetë si pasojë e virusit vdekjeprurës 24 orët e fundit, ndërkohë që të prekurit kanë arritur në gjysmë milioni. Me këto ritme SHBA do të jetë vendi me më shumë të vdekur nga Covid-19 duke kaluar dhe Italinë, që momentalisht renditet e para.

Por ekspertët e Shtëpisë së Bardhë shohin një “dritë në fundit të tunelit”. Sipas ekspertes së Task Forcës kundër koronavirusit, Deborah Brix ka shenja të mira se përhapja e virusit po stabilizohet përreth Shteteve të Bashkuara, megjithatë pranoi se piku ende nuk është arritur.

Presidenti Trump gjithashtu u shpreh se në fund të kësaj pandemie viktimat nga koronavirusi do të jenë shumë herë më pak se 100 mijë, nga sa ishte parashikuar më herët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli