Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Situata me pandeminë në Shkodër, shkarkohet prefekti, Çesk Millja

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 12:17 | Aktualitet
Situata me pandeminë në Shkodër, shkarkohet prefekti, Çesk

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lajmëroi shkarkimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit në këtë qark, ku për shkak të moszbatimit të masave shtrënguese, pati një numër të rritur të rasteve me koronavirus për disa ditë.

Përmes një deklarate për shtyp, ministri Lleshaj njoftoi se zv/ministri Besfort Lamallari do të emërohet koordinator në qarkun e Shkodrës, i cili do të bashkëpunojë me autoritetet lokale për përballimin e situatës nga Covid-19.

Sipas ministrit Lleshaj, shkarkimi i prefektit vjen për arsye të mungesës së vendimmarrjes në një kohë kur hezitimi për të mos vepruar sjell pasoja të rënda në jetën e njerëzve.

“Nëse kemi shprehur rezerva për qarkun e Shkodrës, të gjitha nuk I kanë shkuar Bashkisë. Në mënyrat si kanë funksioniar gjërat në Shkodër kanë pjesë dhe përfaqësuesit e tjerë. Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një burokraci e paparanueshme dhe mungesë lidershipi, kur drejtuesit duhet të marrin përgjegjësi dhe vendime në të tilla situatë. Këto situata kërkojnë iniciativë dhe vendimmarje. Hezitimi për të mos vepruar sjell pasoja. Mungesa e vendimmarrjes është arsyeja kryesore për lirimin detyra të prefektit Millja. Qeveria ka vendosur për të caktuar me detyrën e koordinimit të të gjitha zhvillimeve me kryetarët e këtij qarku, zv/ministrin Besfort Llamallari, me synim që të dilet sa më shpejt nga gjendja e pandemisë. Emërimi i një zv/ministri tregon rëndësinë që i kushton qeveria situatës në Shkodër”, deklaroi Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani