Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kisha më e rrezikshme në botë

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 20:20 | Lifestyle

Një histori që ia vlen të tregohet për Pashkë... Kjo është kisha më e rrezikshme në botë. “Abuna Yemata Guh” është një kishë e vendosur në një lartësi prej 198 metra mbi nivelin e detit, në veri të Etiopisë, në rajonin Tigray. Aty ka shumë kisha të tilla, të gdhendura në shkëmbinj, po ajo dallon nga të tjerat.

Për të mbërritur aty duhen 45 minuta, gjatë cilave duhet të ngjisni një shkëmb të thepisur. E ngritur në shekullin V, kisha mban emrin e ndërtuesit dhe themeluesit të saj, At Yemata. Sipas gojëdhënave në Etiopi, ai e ndërtoi kishën e tij atje lart, për të qenë më pranë Perëndisë. Por një tjetër arsye mendohet të ketë qenë shmangia e armiqve.

Pavarësisht rrezikut për të arritur aty, besimtarë të shumtë kanë ndërmarrë për shekuj me radhë këtë udhëtim. Kisha ka 20 klerikë dhe administrohet nga prifti kryesor, At Gebre Rufael Asersseha, i cili, prej 47 vitesh, ngjitet çdo ditë atje. “Unë jetoj aty dhe mirëpres miqtë. Jam gjithmonë aty”, tregon ai për “Great Big Story”, partner i CNN.

Para se të ngjiten lart, vizitorët duhet të heqin këpucët dhe të lajnë këmbët, “në fillim kanë frikë se mos bien, por ne i inkurajojmë që ta bëjnë”.

Pengesa më e madhe është ajo në lartësinë më të madhe, ku nuk ka vend për gabim. “Kjo kishë është bërë me vullnetin e Zotit, prandaj qëndron në shkëmb dhe jo në tokë”, thotë At Asersseha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë