Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtohen viktimat në Spanjë, Kosova sheh rritje të rasteve

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 14:47 | Bota
Shtohen viktimat në Spanjë, Kosova sheh rritje të rasteve

Spanja raportoi rritje të numrit të viktimave nga covid-19 , një ditë pasi regjistroi numrin më të ulët në tri javë. 619 persona humbën jetën 24 orët e fundit, ndërsa të shtunën ishin 510. Numri total i vdekjeve në këtë vend rritet në mbi 16900, siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë. Edhe numri i të infektuarve të rinj u shtua më mbi 4 mijë, për një total prej rreth 166 mijë rastesh.

Me 635 vdekje të reja në 24 orët e fundit, Franca arrin në bilancin e 13832 viktimash. Ditët e fundit vihet re rënie e vdekjeve në spitale, dhe shtim të tyre në qendrat për të moshuarit. Pozitive të dhënat sa i përket pacientëve në terapi intensive, ku prej disa ditësh vijon ulje numrit.

Shqetësim në Rusi, ku rastet me koronavirus u shtuan me mbi 200 në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë e shënuar në vendin ku gjithsej numërohen mbi 15700 raste por viktimat janë vetëm 130.

Sa i përket rajonit, edhe Kosova përjetoi rritje të rasteve, duke raportuar 33 të infektuar në një ditë. Në të gjithë vendin numërohen 283 të prekur dhe 7 viktima. Në Serbi, të infektuarit janë mbi 3300 ndërsa të vdekurit 74. Pandemia ka prekur 760 vetë dhe ka marrë 34 jetë njerëzish në Maqedoninë e veriut, ndërsa Greqia ka mbi 2 mijë të prekur dhe 93 viktima.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli