Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shuhet legjenda e automobilizmit, Sir Stirling Moss

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 14:13 | Sporte të tjera

Legjenda britanike e automobilizmit, Sir Stirling Moss, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare pas një sëmundjeje.

Ai vlerësohet gjerësisht si një prej pilotëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Formula 1, edhe pse nuk e fitoi asnjëherë titullin kampion bote. Ai u tërhoq nga jeta publike në janar 2018 për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.  “I bëri xhirot e veta, thjesht mbylli sytë”, tha bashkëshortja e tij, Lady Moss. Në vitin 2016 ai kishte qëndruar për 134 ditë në spital për shkak të një infeksioni.

Gjatë karrierë në F1 nga viti 1951-1961, ai realizoi 66 gara, duke fituar 16 prej tyre. Ai u bë i pari pilot britanik që fitonte një Çmim të Madh në shtëpi, pasi doli i parë në garën e “Aintree” në vitin 1955.

I renditur për katër herë në vend të dytë në kampionatet e Formula 1, Moss arriti suksese të shumta edhe në gara të tjera automobilistike, duke siguruar 212 fitore në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë. Mes triumfeve të tij ishte edhe “Mille Miglia” në vitin 1955, ku fitoi garën e famshme që zgjaste për 1000 milje (1600 km) rreth Italisë.

Pas një aksidenti në vitin 1962, prej të cilit mbeti në koma për 1 muaj, dhe i paralizuar për 6 muaj, Moss u detyrua të tërhiqej nga automobilizmi profesionist. Megjithatë, vazhdoi të garonte në gara të ndryshme të nivelit amator deri në moshën 81-vjeçare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë