Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Epidemiologu: Covid-19 nuk zhduket, ne do të “bashkëjetojmë” me të si me viruset e tjera

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 13:57 | Aktualitet
Epidemiologu: Covid-19 nuk zhduket, ne do të

“Virusi do të jetë gjithmonë me njerëzit dhe fazat e verës do të jenë më të lehta. Ky virus do të qëndrojë me ne, ai nuk zhduket nga rruzulli tokësor. Bashkëjetesa është si me çdo lloj bakteri dhe virusi tjetër. Ka shumë grupe që po tentojnë të prodhojnë vaksinë, por kjo do kohë. Edhe për gripin ka një vaksinë, por virusi është aty. Së dyti, është imuniteti personal. Sa do të zgjasë ky imunitet do të studiohet në kohë. Më pas, është imuniteti i popullatës, i cili funksionon pasi ky virus të ketë kaluar te rreth 60 përqind e popullatës. Suedia po ndjek strategjinë më direkte, po ashtu edhe Danimarka ka deklaruar hapjen e shkollave. Po tentohet të arrihet përqindja me shtresat më pak të rrezikuara”.

Kështu u shpreh në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa komentoi pandeminë e koronavirusit. Sa i përket përhapjes në vendin tonë, ai theksoi se ekziston mundësia që shifrat të jenë edhe më të larta.

“Shifrat janë të qarta dhe rastet ditore variojnë në një linjë të rrafshët, jo një kurbë. Kemi një rënie të rasteve aktive, por ka një rënie të rasteve aktive reale. Megjithatë, nuk ka asnjë lloj çudie që edhe në Shqipëri të ketë më shumë të infektuar, ashtu siç janë shprehur epidemiologët edhe në Lombardi. Rastet që po shërohen janë më shumë se rastet e reja dhe kjo është një trajektore shumë e lehtë, në favor të faktit ku rastet aktive janë më pak. Deri tani janë testuar 0,18 përqind e popullatës. Kjo nuk është një shifër që ne e dimë kuadrin e të infektuarve në nivel kombëtar”, tha epidemiologu.

Epidemiologu foli edhe për zgjatjen e fashës orare, e cila nga kjo e hënë ka shkuar deri në orën 17:30. “Grumbullimi i njerëzve është ai që duhet të evitohet. Duke zgjeruar oraret, popullata do të shpërndahet dhe besoj që do të ketë më pak grumbullime”, u shpreh epidemiologu Ilir Alimehmeti.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani