Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Itali, sërish mbi 500 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 18:09 | Bota
Koronavirusi në Itali, sërish mbi 500 viktima në 24 orët e

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 566 viktima nga koronavirusi.

Ditën e djeshme, shifra e regjistruar brenda 24 orësh ishte 431.

Ndërkohë, është ulur numri i njerëzve në terapi (3260). Autoritetet italiane theksojnë se pjesa më e madhe e të prekurve është në izolim në shtëpi.

Gjithsej, numri i të shëruarve në Itali është 35 425, 1224 më shumë se dje.

Italia po shqyrton nisjen e fazës së dytë të reagimit ndaj pandemisë koronavirus. Një task forcë ekspertësh ka nisur punën për të verifikuar nëse ekzistojnë kushtet për të nisur hapjen graduale të disa aktiviteteve prodhuese në vendin fqinj.

Madje, Veneto do të vendosë në fuqi një izolim më të butë duke lejuar vrapin në të hapur dhe do të lejojë piknikët brenda hapësirës familjare dhe jo me miqtë në natyrë. Njësoj si ky rajon, edhe të tjerë po mendojnë për lehtësimin gradual të masave kufizuese.   

Megjithatë, autoritetet italiane shprehen se është ende herët për të lejuar “puthjet dhe përqafimet”, ndërsa rihapja e ekonomisë do të varet nga kurba që do të marrë pandemia në ditët në vijim. Qeveria e Romës ka zgjatur masat kufizuese deri më 3 Maj, por numri i lartë i personave që nuk po i respektojnë ato është tepër shqetësues.

A2 CNN Livestream

Dita jonë