Kur fëmijët bëhen pjesë e stërvitjes në shtëpi

Cristiano Ronaldo është vetëm një prej yjeve të futbollit që e ka të pamundur të dalë në stërvitje, e aq më tepër të zhvillojë ndeshje, në këtë periudhë të vështirë, ku thuajse gjithçka është pezulluar për shkak të koronavirusit.

Si shumë të tjerë, edhe ai po stërvitet nga shtëpia, për të qenë gati kurdo që të jepet “drita jeshile” për t’u rikthyer në fushë. Megjithatë, si për shumë profesionistë, që puna nga shtëpia ka rezultuar më e vështirë se sa mund të ishte menduar, kështu ka ndodhur edhe me portugezin.

Me fëmijët e vegjël që nuk i ndahen në çdo sekondë, CR7 ka zgjedhur t’i bëjë pjesë të rutinës stërvitore, duke i përfshirë në ushtrimet fizike që zhvillon në palestër, siç tregoi vetë në një video të postuar në rrjetet sociale.

Punë dhe argëtim me familjen në të njëjtën kohë… Për t’u marrë shembull.