Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mediat sllovene: Arsenali i gatshëm të paguajë miliona për Çekiçin!

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 14:14 | Futboll
Mediat sllovene: Arsenali i gatshëm të paguajë miliona për

Gjatë sezonit të fundit të futbollit, ndoshta nuk është folur aq sa duhet për talentin e futbollit shqiptar, Endri Çekiçi, pasi ai ka shpërthyer në Slloveni, duke gjetur disa herë rrugën e rrjetës, madje edhe me gola spektakolarë.

Ky fakt duket se është parë edhe në menaxherët e skuadrës së madhe të Arsenalit, e cila ka shfaqur interes për mesfushorin shqiptar, të paktën kështu shkruajnë mediat në Slloveni.

“24ur” shkruan se Arsenali është i gatshëm të paguajë disa milionë te skuadra e Olimpija Ljubljanës. Po ashtu, ky portal shkruan se për ish-futbollistin e Dinamos së Zagrebit janë të interesuara edhe dy klube nga Spanja, një nga Italia dhe një nga Polonia. Megjithatë, koha do ta vërtetojë se kush do të jetë e ardhmja e Çekiçit.

23-vjeçari, në dy sezonet e fundit, ka arritur të realizojë plot 15 gola në 30 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka regjistruar dhe 7 asiste dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të kryesojë klasifikimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë