Misioni “Të gjejmë nënën patë”

Një efektiv i policisë së Houston kishte një mision shumë të veçantë të shtunën para Pashkëve dhe ai ishte të ndihmonte disa pata të vogla të gjenin nënën e tyre që kishte humbur.

Polici Engelhart i ndjekur nga grupi “i bindur” i bibave u filmua në parkun “Memorial”, i cili është mbyllur për publikun për shkak të masave të koronavirusit.

Patat e vogla e kaluan të sigurta rrugën, por nuk ka të dhëna nëse e gjetën nënën e tyre apo jo.