Nuk lejohen grumbullimet, por kjo festë përmbush kushtet e karantinës

Policia u njoftua për një festë të “shfrenuar” në një lagje të qytetit britanik të Hull, e cila u mbajt gjatë fundjavës së Pashkës, por çuditërisht ata e lejuan vazhdimin e saj për sa kohë që të gjithë ishin duke iu bindur kufizimeve të distancimit social.

Mësuesi Chris Marshall, i cili në kohën e lirë punon si D.J. i frymëzuar nga duartrokitjet drejtuar personelit mjekësor, vendosi të organzonte një festë për vete dhe komshinjtë e tij ditën e së Premtes së Zezë.

Të gjithë prisnin që festa, e cila kishte dy orë e gjysëm që zgjaste, do të përfundonte me shfaqjen e policisë. Por për aq kohë sa komshinjtë po i përmbaheshin rregullit të qëndrimit brenda kufijve të banesave të tyre, policia lejoi vazhdimin e festës.