Rëndohet situata në Kosovë, 79 raste në 24 orë me koronavirus

Koronavirusi ne Kosove 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi në orët e vona të së dielës se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 79 raste të reja me koronavirus, duke pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar me koronavirus 362 persona.

Prej dy ditësh, si pasojë e situatës u shtuan edhe masat duke futur ne karantinë edhe Prishtinën, ku janë edhe rastet më të shumta.