Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rrugët bosh nga virusi, por në tarraca piqet mishi për Pashkë, “sulmohet” helikopteri që i qorton

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 13:28 | Lifestyle
Rrugët bosh nga virusi, por në tarraca piqet mishi për

Po mos të ishte e vërtetë, do të ishte skenar perfekt i një filmi neorealist. Masat shtrënguese që janë marrë nga qeveria italiane për të parandaluar përhapjen e pandemisë të koronavirusit janë nga më të fortat në botë, por frika nga virusi nuk tejkalohet ende nga dëshira për të festuar një ditë të shenjtë si Pashkët.

Kështu që, me rrugët totalisht bosh, disa banorë të pallateve të Palermos në Itali menduan që nuk kishte ndonjë gjë të keqe të organizonin midis komshinjsh. Brinjë, salsiçe, perime po piqeshin për qejf në skarat e transportuara deri në katet e fundit të pallateve, ku ishin mbledhur me dhjetëra persona, dhe ku nuk mungonte muzika dhe kërcimet.

https://www.youtube.com/watch?v=bSIEs8ARta4

Por videot që po bëjnë xhiron e rrjetit  tregojnë që pas disa minutash, tingujt e këngëve u mposhtën nga zhurma e helikopterit të policisë, që iu afrua piknikut duke urdhëruar mbylljen e festës.

Pjesa më e madhe mblodhi gjithçka dhe u rikthye turivarur në shtëpi, por pati edhe nga ata që nuk pranuan që t’i prishej dita e shënuar, duke “sulmuar” mjetin fluturues me fishekzjarrë, me një efekt proteste më shumë skenik sesa praktik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli