Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Seanca e së enjtes, zbardhet rendi i ditës me 24 pika

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 16:14 | Politikë
Seanca e së enjtes, zbardhet rendi i ditës me 24 pika

24 çështje do të jenë në fokus të seancës parlamentare të ditës së enjte.

Në Kuvend do të miratohen ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë deri në 15 vjet burg për thyerjen e karantinës.

Po ashtu, pritet të miratohen Aktet Normative të qeverisë që përmbajnë masat shtrënguese në kuadër të luftës ndaj COVID-19.

Në votë do të hidhen edhe dy dekretet e Presidentit për ligjin për pronat dhe anti-KÇK, që pritet të rrëzohen nga mazhoranca.

Në të njëjtën ditë, Kuvendi do të ndryshojë rregulloren e tij, duke bërë të ligjshme mbledhjet dhe votimet “online” të seancave parlamentare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë