Snajperi rus më “vdekjeprurës” në botë

Kur e gjithë vëmendja e botës është e përqendruar të koronavirusi, Rusia ka arritur të prodhojë një snajper, për të cilin pretendohet se është më i fuqishmi në botë, dhe pritet të ndryshojë botën e armëve me precizion, shkruan “Daily Mail”.

Snajperi SVLK-14S, i prodhuar “nga Lobaev Arms”, mund të vrasë në një distancë deri në 3.2 kilometra largësi. Kjo armë kushton 30 mijë paund dhe peshon rreth 10 kilogramë.

“Ashtu si për një Ferrari apo një Porsche, kjo armë është ndërtuar pjesë-pjesë për personat që vlerësojnë armët me precizion të lartë, si dhe për snajperët profesionistë”, tha Yuri Sinichkin, inxhinier kryesor i kompanisë që ka prodhuar këtë armë.

Plumbi i kësaj arme ka një shpejtësi gati sa trefishi i zërit.