Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Taksat vendore, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e tatim-fitimit

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 16:42 | Ekonomi
Taksat vendore, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e tatim-fitimit

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar mes debatesh Aktin Normativ që parashikon shtyrjen e pagesave të kësteve të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për bizneset me xhiro vjetore 5 deri në 8 milionë lekë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. 

Përmes këtij Akti Normativ, qeveria propozon që shlyerja e këtyre detyrimeve për 6-mujorin e parë të këtij viti të kryhet deri më 20 tetor, ndërsa për pjesën e mbetur të paguhen nga bizneset brenda datës 20 dhjetor 2020. 

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar nismën e qeverisë, duke argumentuar se nuk zgjidh ngërçin e krijuar, pasi, sipas tyre, bizneset janë në vështirësi dhe nuk kanë mundësi financiare të shlyejnë detyrimet. Ata propozojnë shtyrje të pagesave për këto taksa deri në fund të vitit.

Duke qenë se taksat e këtyre bizneseve të vogla shkojnë për llogari të pushtetit vendor, do të jenë bashkitë ato që do ta zbatojnë, ndonëse shtyrja e pagesave nuk do të ketë efekt financiar minus në buxhetin e tyre. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani