Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Urdhri i ri, lehtësira gjatë javës, mbetet izolimi në fundjavë

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 09:53 | Aktualitet
Urdhri i ri, lehtësira gjatë javës, mbetet izolimi në

Qeveria publikoi urdhrin e ri të lëvizjes për javët në vijim. Nga ora 05:00 deri në 17:30 do të lejohet aktiviteti në pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.

05:00 - 17:30: Lejohet aktiviteti në pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.

Masa të distancimit social dhe të pastërtisë në çdo biznes. Pazari do të vazhdojë të bëhet për 90 minuta në ditë vetëm nga një familjar. Kufizimi në fundjavë do të vazhdojë, por kësaj here mbyllja nis të premten në orën 17:30 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit. Përjashtohen nga ky rregull mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore policia, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe shërbimet në banesë, si shpërndarja e ushqimeve apo produkteve të tjetra.

E premte 17:30 - e hënë 05:00: Kufizimi në fundjavë do të vazhdojë, por kësaj here mbyllja nis të premten në orën 17:30 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë