Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kreu i FSHF në zi, ndahet nga jeta nëna e Armand Dukës

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 19:45 | Futboll
Kreu i FSHF në zi, ndahet nga jeta nëna e Armand Dukës

Armand Duka në zi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka humbur një prej njerëzve të shtrenjtë, nënën e tij. Vajdie Duka është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

E ëma e kreut të futbollit dhe ish-deputetit e ish-Ministrit të Bujqësisë, Agron Duka ishte një personazh i njohur në Shijak, prej karrierës së gjatë si mësuese. Dhimbja është edhe më e madhe, sepse në periudhën e pazakontë në të cilën jetojmë, familja është detyruar të heqë dorë nga tradita, përpara përcjelljes në banesën e fundit.

Familja ka njoftuar se çdo nderim, si edhe vizitat tradicionale në kohë hidhërimesh do të zhvillihen vetëm pas kalimit të kësaj situate.

Redaksia e A2 i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Duka për humbjen e njeriut te zemrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë