LDK pro koalicionit qeveritar me AAK, Nismën dhe AKR

mustafa isa 1100x620

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bën me dije se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie është shprehur pro krijimit të një qeverie koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën për Kosovën e Re dhe pakicat.

Pjesa më e madhe e këtij këshilli iu përgjigj pozitivisht pyetjes së kryetarit Mustafa nëse janë dakord që LDK të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re me AAK, Nismën, AKR dhe pakicat.

“Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan Isa Mustafa.